Sesioni juaj po skadon!


Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik që u mundëson bizneseve turistike të licencuara brenda Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme brenda ose jashtë vendit.

"Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete" është një shërbim elektronik që u mundëson bizneseve turistike të licencuara brenda Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të tipit panaire, evente, etj, brenda ose jashtë vendit, të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT).

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), pas miratimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpall listën e panaireve ndërkombëtare të turizmit ku do të jetë pjesëmarrëse gjatë vitit. Kjo listë është bazuar në studimet e realizuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe kërkesat, opinionet e operatorëve turistikë në mënyrë që të realizohet një promovim sa më dinjitoz i vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Çdo biznes turistik, i licencuar, me status aktiv pranë regjistrave të QKB-së, ka të drejtë të aplikojë për t'u bërë pjesë e konkursit të njoftuar më herët në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Dokumentacioni i nevojshëm
- Ekstrakt elektronik i QKB-së
- Ekstrakt elektronik OSHEE-së
- Vërtetim nga Tatimet për shlyerjen e detyrimeve deri në afatin e aplikimit
- Vetëdeklarim në lidhje me objektin e veprimtarisë dhe statistika në lidhje me numrin e turistëve të sjellë nga destinacone të ndryshme
- Vetëdeklarim për punonjësit
- Kërkese zyrtare për pjesëmarrje

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit
- Punonjësi i AKT-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re
- Punonjësi i AKT-së verifikon saktësinë e dokumenteve dhe kthen përgjigje me e-mail për rezultatin e aplikimit
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i AKT-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Sipas datës së aktivitet për të cilin subjekti aplikon.

Më shumë
Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Nr. 1 Tirana, Albania

Kontakti
Tel: +355 (04) 2 273 778 || info@akt.gov.al