Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja (Application for the legalisation of documents issued by a foreign institution)

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë ose të huajve me banim jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për legalizimin e dokumenteve të huaj për të marrë më pas përgjigje nëpërmjet shërbimit postar.

This is an online service which allows Albanian and foreign citizens that live abroad to apply through the e-Albania portal for the Legalisation of Foreign Documents online and to receive the requested service by post.



Click here to read the description of this e-service in English.

"Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë ose të huajve me banim jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për legalizimin e dokumentit të huaj nëpërmjet shërbimit postar. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e dokumenteve me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (Pasaportë ose kartë identiteti shqiptare ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj)
- Dokumenti që do të legalizohet

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari ose përcillet me postë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Tarifa eshte 15 euro per shtetasit shqiptarë ose tarifa të barazvlefshme në monedhën vendase. Ndërsa për shtetasit e huaj zbatohet reciprociteti.