Aplikim për Leje Transport Trupi

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident në Itali, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose fax, lejen e transportit të trupit.

"Aplikim për Leje Transport Trupi" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident në Itali, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose me fax, lejen për transportin e trupit. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me email tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e certifikatës së martesës me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi i shtetasit të vdekur
- Certifikatë vdekje apo akt vdekje, të lëshuar nga autoritetet përkatëse vendase, i cili duhet të jetë i legalizuar apo apostiluar (apostile)
- Dokument identifikimi e aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funebre)
- Nëse aplikuesi është agjencia funerale kërkohet dokumenti që familjarët kane autorizuar agjensinë për kryerjen e veprimeve

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Leje Transport Trupi”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të email-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë ose fax

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.