Aplikim për shtetësi shqiptare me dhënie

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për shtetësi me dhënie.

"Aplikim për shtetësi me dhënie" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident në vende të ndryshme të huaja, të aplikojnë online për të marrë më pas shtetësi me dhënie. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari ka detyrim të paraqitet në Përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentat origjinale.Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.

Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar Presidentit të Republikës
-Dokument identifikimi
-Dëshmi penaliteti (e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille, e përkthyer)
-Dokumentacioni mbështetës që vërteton që është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë)
-Mandat pagesa

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Shtetësi me dhënie”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent)
-Qytetari ka detyrim të paraqitet në Përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
30 euro