Aplikim për vizë

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur më pas, duke u paraqitur në Përfaqësi, me vizë.

Click here to read the description of this e-service in English.

"Aplikim për vizë" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur më pas duke u paraqitur në Përfaqësi, me vizë. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari ka detyrim të paraqitet në Përfaqësi për të marrë vizën.

Dokumentacioni i nevojshëm
1. Viza për veprimtari ekonomike (D/AE)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar )
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
- Dokumentin që provon veprimtarinë apo aftësinë profesionale, tregtare në vendin e aplikuesit, me të cilën lidhen motivet e kërkesës së vizës
- Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) dhe në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues
- Fotokopje e Certifikates se Regjistrimit ne Pune leshuar nga autoriteti perkates ne Shqiperi, ku shprehet veprimtaria qe do te kryej dhe kohezgjatja (neni 73, Ligji 108/2013 “Per te huajt”)
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar.

2. Viza për veprimtari profesionale (D/AP)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës

3. Viza për veprimtari tregtare (D/AT)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
- Në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues
- Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) dhe në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues
- Fotokopje e Certifikates se Regjistrimit ne Pune leshuar nga autoriteti perkates ne Shqiperi, ku shprehet veprimtaria qe do te kryej dhe kohezgjatja (neni 73, Ligji 108/2013 “Per te huajt”)
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar.

4. Viza për veprimtari punësimi (D/APU)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Fotokopjen e lejes së punës, të lëshuar nga autoriteti shqiptar
- Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) dhe në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar

5. Viza për qëllime studimi (D/ST)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti që vërteton regjistrimin/pranimin në një institucion arsimor shqiptar
- Garanci që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit
- Dokumenti i sigurimit shëndetësor, që përkon mer kohëzgjatjen e qëndrimit
- Dokumentin që vërteton strehimin në territorin e Republikës së Shqipërisë
- Dokumenti që provon njohjen e gjuhës me të cilën do të kryej studimet
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e l Legalizuar ose apostiluar (kur aplikanti eshte mbi 18 vjec)
- Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim

6. Viza për bashkim familjar(D/BF)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
- Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)
- Certifikatë familjare të muajit të fundit që vërteton lidhjen e personit që kërkon bashkim familjar
- Dokumente shtesë që provojnë lidhjen e qëndrueshme me personin që kërkon bashkim familjar
- Dokumente që provojnë se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) ka kushte të përshtatshme për banim
- Fotokopje e noterizuar e dokumentit që provon se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) është i punësuar apo i vetëpunësuar dhe ka të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetën e personave që ka ftuar dhe që mund të jenë nën përgjegjësinë e tij
- Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar (kur aplikanti eshte mbi 18 vjec)

7. Viza për veprimtari humanitare ose fetare (D/VHF)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Fotokopje e noterizuar të licencës së ushtrimit të veprimtarive humanitare
- Fotokopje e lejes së punës ose certifikatës së regjistrimit për punë
- Deklaratë për motivin e punës nga subjekti i bashkësisë fetare
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar

8. Viza diplomatike ose vizë shërbimi (D/DS)
- Nota verbale nga institucioni
- Ftesën nga institucioni pritës, kur është e nevojshme

9. Viza për qëllime punësimi stinor(D/PS)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar )
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës.
- Ftesë nga pritës dhe dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues;
- Fotokopje e noterizuar të kontratës së punës me pritësin në Shqipëri
- Fotokopje e lejes së punës lëshuar nga autoriteti shqiptar
- Dokumenti i cili provon regjistrimin e të huajit në institucionet e vendit të origjinës
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar

10. Viza për motive humanitare (D/H
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim

11. Viza për arsye të tjera (D)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Fotokopje të noterizuar të dokumentit të pronësisë së shtëpisë, së bashku me kartelën shoqëruese të nxjerre së paku brenda një muaji nga data e aplikimit (ose fotokopje të noterizuar të kontrates së shitblerjes ku të shprehet shlyerja e detyrimit financiar)
- Depozite bankare që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës per periudhen e kohezgjatjes se vizes
- Fotokopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ne vendin e banimit (dëshmi penaliteti) e legalizuar ose apostiluar

12. Viza për turizëm (C)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Dokumentin e rezervimit vajtje-ardhje të biletës
- Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës
- Dokument, që vërteton ekzistencën e një marrëdhënie punësimi të qëndrueshme në vendin e origjinës/qendrimit. Në mungesë të kësaj marrëdhënie punësimi, i huaji duhet të vërtetojë së ka interesa për t’u kthyer në vendin e origjinës/qëndrimit
- Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim

13. Viza për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare(C)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Fotokopje pasaporte
- Fotokopjen e noterizuar të licencës të shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin e huaj turistik
- Për fëmijët nën 18 vjeç, deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim

14. Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Ftesa nga subjekti pritës
- Rezervimi i hotelit apo deklarata e mikpritjes dhe dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues
- Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës
- Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim
- Dokumentin që vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje shkencore, kulturore, sportive apo humanitare të qëndrueshme në vendin e origjinës, të kërkuesit të vizës

15. Vizë për motive zyrtare (C)
- Ftesë nga institucioni pritës
- Notë verbale nga institucioni ku i huaji është i punësuar

16. Vizë për motive mjekësore (C)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Epikrizë (origjinale ose fotokopje) të lëshuar nga një doktor vendas në Shqipëri
- Deklaratë e institucionit spitalor në Shqipëri për detajet e trajtimit mjekësor si dhe subjekti që do t’i mbulojë këto kosto
- Mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet
- Sigurim shëndetësor për shoqëruesit e të sëmurit
- Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim

17. Vizë për motive profesionale, tregtare dhe biznesi (C)
- Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë
- Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar)
- Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës
- Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)
- Dokument që provon veprimtarinë profesionale, tregtare dhe biznesi të qëndrueshme në vendin e origjinës, të kërkuesit të vizës
- Dokumente që provojnë statusin juridik të subjektit tregtar
- Fotokopje e certifikatës së regjistrimit në punë në vartësi të qëllimit të pajisjes me vizë (për kohë qendrimi mbi 30 ditë) sipas nenit 73, të ligjit 108/2013 ”Për të huajt”

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vizë”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Qytetari ka detyrim të paraqitet në Përfaqësi për të marrë vizën

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
15 dite, në raste përjashtimore 30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të aplikimit

Kostot
Kosto në varësi të shtetit