Aplikim për licencë për mbarështim të kafshëve në fermat agroblektorale të mëdha

Më shumë
Logo e institucionit

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë bizneseve të aplikojnë për t’u pajisur me licencë për mbarështim të kafshëve në fermat agroblektorale të mëdha.

Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tregtare të cilët dëshirojnë të pajisen me licencë për mbarështim të kafshëve në fermat agroblektorale të mëdha. Aplikanti, para se të përdorë shërbimin, duhet të marrë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse që i japin ato.
Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:
- Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online.
- Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System). Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania.
Pas përfundimit të aplikimit online, aplikanti duhet të dorëzojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (me postë apo në sportel) versionin origjinal të dokumenteve të skanuara. Vetëm pasi të jenë dorëzuar këto dokumente në QKB, do të vijohet me trajtimin e aplikimit nga organet përkatëse brenda dhe jashtë këtij institucioni.
Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.


Dokumentacioni i nevojshëm
- Akti i regjistrimit te subjektit sipas legjislacionit ne fuqi.
- Dokument identifikimi te njohur nga ligji i personit qe paraqet kerkesen ne emer te subjektit.
- Autorizim qe verteton se personi qe paraqet kerkesen (kur ky nuk eshte vete titullari i subjektit) ne emer te subjektit eshte i autorizuar prej tij per te kerkuar licensim / leje.
- Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiences së personelit:
Çertifikatë për Drejtuesin Teknik
Kontratë pune me Drejtuesin Teknik
- Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e veprimtarisë:
Dokumente pronësie dhe/ose përdorimi
Planimetria e stabilimentit
Vetëdeklarim për përshtatshmërinë dhe plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike dhe higjeno-sanitare të mjediseve dhe pajisjeve.
Dokumentet e kritereve të listuara më sipër mund të ngarkohen në një nga format e mëposhtme:
- Te nënshkruara elektronikisht nga institucioni – Këto dokumente kanë të njëjtën vlerë ligjore me dokumentet origjinale në letër, prandaj nuk është e nevojshme të dërgohen origjinale me postë te QKB.
- Dokumente origjinale të skanuara (të panënshkruara elektronikisht) – Këto dokumente duhet të dërgohen origjinale me postë drejt QKB-së ose të dorëzohen fizikisht te sporteli i QKB-së.


Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licensë për mbarështim të kafshëve në fermat agroblektorale të mëdha”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit, me të cilën mund të gjurmoni më pas çështjen e hapur duke përdorur shërbimin ”Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)”.
- Dërgoni me postë ose dorëzoni në sportelin e QKB-së versionin origjinal vetëm për dokumentet e skanuara gjatë aplikimit online.
- Sportelisti verifikon dokumentet e aplikimit dhe nëse ato janë të gjitha të nënshkruara elektronikisht, e konfirmon çështjen duke e kaluar te regjistruesi. Nëse një pjesë e dokumenteve janë të panënshkruara elektronikisht (pra, të skanuara nga origjinali), atëherë sportelisti e le pezull çështjen deri në mbërritjen e dokumenteve origjinale.
- Pasi dokumentet origjinale mbërrijnë në QKB, sportelisti verifikon që ato janë të njëjta me versionin e skanuar të dërguar gjatë aplikimit online. Më pas konfirmon krijimin e çështjes (sistemi i brendshëm i QKB-së gjeneron LC-në përkatëse dhe lajmëron aplikantin me e-mail).
- Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për trajtim të mëtejshëm. Regjistruesi proceson aplikimin dhe pas aprovimit të tij, çështja i kalon ministrisë për shqyrtim. Në rast se regjistruesi nuk e aprovon aplikimin, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit.
- Ministria shqyrton aplikimin dhe merr vendim aprovues ose refuzues për çështjen. Në rast refuzimi, aplikanti njoftohet me e-mail edhe mbi arsyen.
- Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca përkatëse ose aktivizohet direkt prej saj kur dhënia e licencës është pa pagesë ose shfaqet në radhën e punës të sportelistit të QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës.
- Pas kryerjes së pagesës nga aplikanti, licenca aktivizohet nga sportelisti i QKB-së. Sportelisti vijon me gjenerimin e dokumentit të licencës, e nënshkruan atë elektronikisht dhe e dërgon në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime” Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.


Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
19 dite pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
10000

Më shumë
Bulevardi Zhan D’Ark, pranë ministrisë së jashtme, Tirane

Kontakti
Tel: + 355 4 22 74 499 Fax: + 355 4 22 39 957 || info@qkl.gov.al