Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për licencë për “shërbime spitalore”

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për licencim për “shërbime spitalore”.

Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tregtare të cilat dëshirojnë të pajisen me licencë për “shërbime spitalore”. Pas dërgimit të aplikimit drejt QKB , ai do të procesohet nga organet përkatëse brenda dhe jashtë këtij institucioni. Në varësi të mosaprovimeve të dokumentave apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it ku do të informohet dhe mbi arsyen e mosaprovimit. Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t'i shfaqen dokumentet në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin "Dokumentet e mia". Gjithashtu,aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.
- Sportelisti i QKB-së shqyrton informacionin dhe dokumentet e ngarkuara në aplikimin online dhe konfirmon aplikimin.
- Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për procesim të mëtejshëm. Regjistruesi i QKB-së proceson aplikimin dhe pasi e aprovon e kalon në ministri. Në rast se nuk e aprovon, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit.
- Zyrtari i ministrisë shqyrton informacionin dhe dokumentat e ngarkuara në aplikimin online dhe merr vendim aprovues për këtë çështje. Në rast se ministria nuk e aprovon, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit. Aplikanti e-Albania njoftohet me e-mail per vendimmarrjen e zyrtarit.
- Aprovimi i aplikimit nga ministria përkatëse, do të sjellë krijimin e titullit të licencës. Në varësi të faktit nëse licenca e caktuar është me pagesë apo jo, licenca ose aktivizohet nga zyrtari i ministrisë ose shfaqet në radhën e punës te sportelisti i QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës dhe më pas aktivizimin e saj.
- Pas aktivizimit të licencës nëse sportelisti gjeneron dokumentin e licencës dhe e nënshkruan elektronikisht, e dërgon dokumentin drejt profilit të qytetarit në e-Albania, te Dokumentat e mia. Gjithashtu Aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.

Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)

Dokumentacioni i nevojshëm
- Autorizim që vërteton se personi që paraqet kërkesën (kur ky nuk është vetë titullari i subjektit) në emër të subjektit është i autorizuar prej tij për të kërkuar licencim / leje
- Dokument identifikimi të njohur nga ligji i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit
- Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi
- Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiencës së personelit
- Certifikatë për drejtuesin mjekësor
- Kontratë pune me drejtuesin mjekësor
- Vetëdeklarim i drejtuesit mjekësor, i ndërgjegjshëm se s’mund te jetë drejtues mjekësor në dy spitale.
- Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit
- Planimetria e mjediseve
- Dokument pronësie dhe/ose përdorimi të ambientit përkatës.
- Vetëdeklarim i pajisjeve dhe mjediseve
- Përshtatshmëria e organizimit dhe rregullave të kryerjes së shërbimeve
- Rregullore e funksionimit të spitalit sipas specialiteteve

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licencë për shërbime spitalore”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës dhe ato që tashme i ka marrë nga institucionet, të nënshkruara elektronikisht.
- Klikoni butonin “Dërgo” ne faqen e fundit te formularit.
- Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit dhe me të mund të gjurmoni çështjen e hapur duke përdorur shërbimin "Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)".
- QKB-ja dhe ministria përkatëse proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi te vendimit qe merret kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-ne e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur në “Dokumentet e mia”, në e-Albania ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
19 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
0

Më shumë
Bulevardi Zhan D’Ark, pranë Ministrisë së Jashtme, Tiranë

Kontakti
Tel: + 355 4 22 74 499 Fax: + 355 4 22 39 957 || info@qkl.gov.al

Shkarko skedën ADISA