Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për përkthim dokumenti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose personalisht, dokumentin e përkthyer.

"Aplikim për përkthim dokumenti" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose personalisht, dokumentin e përkthyer. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me email tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e dokumentit të përkthyer me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj)
- Dokumenti që do të përkthehet

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për përkthim dokumenti”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik që hapet dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të email-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3-5 dite pune


Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
20 euro