Aplikim për Vërtetime të tjera Konsullore

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, Vërtetime të tjera Konsullore

"Aplikim për Vërtetim konsullor i ndryshëm" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, Vërtetim konsullor të ndryshëm. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me email tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e Vërtetim konsullor me postë në adresën e qytetarit.
Llojet e vertetimeve:
-Vërtetim pensioni
-Vërtetim për mbiemrin para martesës
-Vërtetim që janë të martuar
-Vërtetim që është beqar
-Vërtetim që është i ndarë
-Vërtetim për datën e divorcit
-Vërtetim që lejohet dy shtetësia për shtetasit shqiptar sipas ligjit shqiptar për shtetësinë
-Vertetim qe jane motër e vëlla
-Vërtetim që është e bija
-Vërtetim që është i biri


Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi si pasaportë ose kartë identiteti biometrike
- Dokumente të tjera mbështetëse me të cilat të justifikojë mjaftueshëm nevojën për lëshimin e vërtetimit

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetim konsullor i ndryshëm”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të email-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
5 dite


Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 euro