Aplikim për vërtetim certifikatë familjare

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, vërtetimin për certifikatë familjare.

"Aplikim për vërtetim certifikatë familjare" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, vërtetimin për certifikatë familjare. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e vërtetimit për certifikatë familjare me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (i nevojshëm për t'u identifikuar në portal)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetim certifikatë familjare”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
5 ditë

Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 euro