Aplikim për vërtetim konsullor identiteti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për vërtetim konsullor identiteti, duke u paraqitur më pas në përfaqësi për të dorëzuar fotot, për verifikimin nga konsulli dhe për të marrë dokumentin.

"Aplikim për vërtetim konsullor identiteti" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për vërtetim konsullor identiteti. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të dorëzuar fotot, për verifikimin nga Konsulli dhe për të marrë dokumentin.Konsullor Identiteti lëshohet me foto.Kur identifikohet qytetari i dërgohet me postë dokumenti.Kur nuk identifikohet qytetari paraqitet në Konsullatë apo Ambasadë për të tërhequr dokumentin.Kur është fëmijë, duhet të paraqitet fëmija, i shoqëruar me të paktën njërin prind për të tërhequr dokumentin


Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetim konsullor Identiteti”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, klikoni butonin "Krijo aplikim të ri", plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i tij (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Paraqiturni në përfaqësi ( e detyrueshme) për të dorëzuar fotot, për verifikimin nga Konsulli dhe për të marrë dokumentin

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
5 dite


Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 Euro