Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë në Itali, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, Lejen e Martesës (Nulla Osta Matrimonio)

"Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident në Itali, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, Lejen e Martesës (Nulla Osta Matrimonio). Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e Lejes së Martesës (Nulla Osta Matrimonio) me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Certifikatë për lidhje martese të lëshuar nga Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë dhe të vulosur nga Prefektura përkatëse në Shqipëri
- Dokument identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi
- Kartë identiteti italiane, ku shënohet vendbanimi
- Mandatpagesa

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
7 ditë

Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 euro