Aplikim për Lidhje Martese me Shtetas të Huaj

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për kryer lidhje martese me shtetas të huaj, për tu njoftuar më pas nga konsulli me email/telefon për ditën e paraqitjes në Përfaqësi për të kryer Aktin.

"Aplikim për Lidhje Martese me të huaj" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të për kryer lidhje martese me shtetas të huaj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari njoftohet më pas nga konsulli me email/telefon për ditën e paraqitjes në Përfaqësi për të kryer Aktin e martesës.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identiteti, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi, për shtetasin shqiptar
- Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar
- Certifikatë lindje, jo më e vjetër se 3 muaj, për shtetasin shqiptar
- Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj për shtetasin shqiptar
- Dokument identiteti i vlefshëm i shtetasit të huaj
- Certifikatë lindjeje për shtetasin e huaj, përkthyer dhe legalizuar
- Dokument i vlefshëm identiteti për secilin dëshmitar

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Lidhje Martese me të huaj”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Konsulli njofton me email / telefon qytetarin dhe cakton ditën që bashkëshortët e ardhshëm të paraqiten në Përfaqësi për të kryer Aktin e martesës.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 euro