Aplikim për regjistrim martese

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e martesës.

"Aplikim për regjistrim martese" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose pajisur me vulë apostile)
- Përkthimi i certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet që përkthimi në gjuhën shqipe të kryehet në konsullatë, ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi". Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues)
- Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi e bashkëshortëve

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim martese”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Dorëzoni me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës.
- Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, do të njoftoheni me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.

Kostot
Pa pagesë