Aplikim për Regjistrim fëmije

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për Regjistrim fëmije, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës.

"Aplikim për Regjistrim fëmije" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për Regjistrim fëmije, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostille
- Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostille
- Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimi të fëmijës në Shqipëri
- Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve
- Çertifikatë familjare

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Regjistrim fëmije”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Dorëzoni me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës.
- Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent)

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë