Aplikim për Pasaportë dhe Kartë Identiteti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për Pasaportë dhe Kartë Identiteti, për tu paraqitur më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

"Aplikim për kartë ID dhe pasaportë" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për tu pajisur me Pasaportë dhe Kartë Identiteti. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.


Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (certitikatë familjare ose pasaportë model i vjetër ose leje për drejtim automjeti model elektronik ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
- Certifikatë lindjeje (nën 16 vjeç)
A. Aplikon për herë të parë
Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë (për shtetasit mbi 16 vjeç).
(Lëshohet pasaportë dhe kartë identiteti, vlefshmëria 10 vjet)
- Pasaportë e modelit të vjetër
- Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri), nëse ka
- Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)

Pajisja me pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)
(Lëshohet vetëm pasaportë, vlefshmëria 5 vjet)
- Çertifikatë familjare ose
- Çertifikatë lindje
- Pasaportë e modelit të vjetër (nëse ka)
- Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)

B. Ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit
• Rinovimi kur ka skaduar afati i dokumentit
- Pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar

C. Ka humbur vetëm pasaportën
• Ripajisje kur ka humbur vetëm pasaporta
- Kartën e identitetit shqiptare
- Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës dhe/ose
- Pasaportë e modelit të vjetër
-Çertifikatë familjare dhe/ose
- Çertifikatë lindje
- Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer)

D. Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti
• Ripajisje kur ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit
- Pasaportë e modelit të vjetër dhe/ose
- Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri) dhe/ose
- Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës
- Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja

E. Ka dëmtuar pasaportën
• Ripajisje kur duhet zëvendësuar pasaporta e dëmtuar ose kur janë plotësuar të gjithë fletët e saj.


Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kartë ID dhe pasaportë”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, klikoni butonin "Krijo aplikim të ri", plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Paraqiturni në përfaqësi për të për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe firmosur ( e detyrueshme)

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
20 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të tipit dhe moshës.

Kostot
Në varësi të shtetit.

Më shumë
Ambasadat e RSH: Athinë; Romë; Londër; Bernë, Bruksel / Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano / Zyra konsullore: Nju Jork