Aplikim për lënie shtetësie shqiptare

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për të kërkuar lënien e shtetësisë së huaj, për të firmosur më pas procesverbalin e dorëzimit në prezencë të konsullit.

"Aplikim për lënie shtetësie shqiptare" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të lënë shtetësinë e huaj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentat origjinale.Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë (kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kerkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqipëtare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi)
- Vërtetim për garancinë e marrjes së shtetësisë të një vendit tjetër (premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës)
- Vërtetim banese në shtetin ku jeton (dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër)
- Dëshmi penaliteti nga Shqipëria
- Vërtetim nga gjykata e rrethit nga Shqipëria
- Vërtetim nga prokuroria nga Shqipëria
- Vërtetim nga zyra e përmbarimit nga Shqipëria
- Vërtetim banimi nga Shqipëria
- Certifikatë lindje e aplikuesit
- Certifikatë martese e aplikuesit (nëse është i martuar)
- Certifikatë familjare nga Shqipëria
- Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur (deri në 18 vjeç)
- Vendimi i Gjykatës (nëse është i divorcuar)
- Shtesë opsionale dokumentesh: për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara të marra në Shqipëri (dëshmi penaliteti / vërtetim i gjendjes gjyqësore; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; vërtetim nga Zyra e Përmbarimit, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, nëse aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es)


Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lënie shtetësie shqiptare”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentat origjinale.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
30 euro