Aplikim për asistencë për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për asistencë në rast të ndalimit ose të burgosjes.

"Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të ndaluar ose të burgosur" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për asistencë në rast të ndalimit ose burgosjes në shtetin e vendqëndrimit. Shtetasit shqiptarë, nëpërmjet këtij shërbimi, mund të ngrenë probleme të ndryshme (lidhur me veten e tyre, të afërm etj.) që u dalin bazuar në legjislacionin e shtetit të vendqëndrimit, të kërkojnë rekomandimin e një avokati në rast se kanë nevoje apo të një përkthyesi të liçensuar etj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (për rastet urgjente). Përfaqësitë tona interesohen dhe ndihmojnë shtetasit e ndaluar, nën hetime apo të burgosur. Ato ndërhyjnë tek autoritetet vendase për të mbrojtur të drejtat e shtetasve dhe për të garantuar të drejtën për hetime e gjykime të paanshme. Ndërhyjnë për të mos lejuar keqtrajtimin e të burgosurve dhe sigurimin e kushteve normale, në raport me standardet e vendit pritës, të mbajtjes në burg.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti biometrike)
- Dokument identiteti për shtetasin e ndaluar ose të burgosur, nëse disponohet
- Dokumenta të tjera (që i vijnë në ndihmë çështjes)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për asistencë për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent)

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Në varësi të rrethanave

Periudha e vlefshmërisë
Sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj

Kostot
Pa pagesë