Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer)

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. Këta shtetas shqiptarë, të rritur dhe fëmijë të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri do të pajisen me leje nëpërmjet shërbimit postar.

This is an online service which Albanian citizens in a foreign country that do not have a valid travel document to return to Albania to apply for a “Laissez Passer” online and to receive the requested service by post.



Click here to read the description of this e-service in English.

"Aplikim për leje kalimi" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. Këta shtetas shqiptarë, të rritur dhe fëmijë, të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri do të pajisen me leje nëpërmjet shërbimit postar.Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Leja e kalimit do t'i dërgohet qytetarit me postë në adresën e dhënë, nëse mundësohet verifikimi i identitetit. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e lejes së kalimit me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet për leje kalimi për të rritur:
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës ose certifikatë lindje me foto lëshuar nga gjendja civile )
- Denoncimi pranë policisë vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes)
- Fotografi me përmasa 4x5 cm dhe me sfond të bardhë
- Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor

Dokumentet për leje kalimi për fëmijë:
- Dokument identifikimi (Pasaportë ose kartë identiteti shqiptare ose certifikatë lindje nga Gjendja Civile (certifikata jashtë vendit duhet e apostiluar ose legalizuar) ose akti i lindjes i spitalit (i apostiluar ose legalizuar)
- Denoncimi pranë policisë vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes)
- Fotografi me përmasa 4x5 cm dhe me sfond të bardhë
- Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor


Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për leje kalimi”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Nëse mundësohet verifikimi i identitetit, me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë në adresën e dhënë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëhere, me postë ose në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme

Periudha e vlefshmërisë
Sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj

Kostot
30 euro