Aplikim për asistencë të përgjithshme

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për asistencë në rast të një problemi në shtetin e vendqëndrimit.

"Aplikim për asistencë të përgjithshme" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për asistencë në rast të një problemi në shtetin e vendqëndrimit. Shtetasit shqiptarë, nëpërmjet këtij shërbimi, mund të ngrenë probleme të ndryshme (lidhur me veten e tyre, të afërm etj.) që u dalin bazuar në legjislacionin e shtetit të vendqëndrimit, të kërkojnë rekomandimin e një avokati në rast se kanë nevoje apo të një përkthyesi të licencuar etj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (për rastet urgjente).
- Ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizikë dhe juridik, në territorin e shtetit të vendqëndrimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e atij shteti;
- Ruajtja e interesave të miturve dhe personave me aftësi të kufizuar, shtetas shqiptarë, sidomos kur për ta kërkohet vendosja e një kujdestarie, në përputhje me ligjet,rregulloret e shtetit pritës dhe aktet ndërkombëtare në fuqi;
- Rekomandimi i avokatëve dhe përkthyesve të liçensuar kur shtetasi shqiptar ka nevojë;
- Sqarimi i shtetasve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin bazuar në legjislacionin e vendit.


Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi si pasaportë ose kartë identiteti biometrike
- Dokumenti origjinal dhe i legalizuar për rastet e trashëgimisë, të interesave të të miturve dhe të paaftëve apo paraqitja e shtetasit tek konsulli për asistencë të ndryshme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për asistencë të përgjithshme”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të email-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent)

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Në varësi të rrethanave

Periudha e vlefshmërisë
Sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj.

Kostot
Pa pagesë