Sesioni juaj po skadon!


Qendra Kombëtare e Invetarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK)

Kontakte

  • Tel: +355 42 226 903
  • E-mail: silva.breshani@qkipk.gov.al
  • Adresa: Rruga "Muhamed Gjollesha", ish-godina Shtëpia Botuese 8-nëntori Tiranë

Pajisja me pasaportë e një objekti që përbën ose jo trashëgimi kulturore

Referuar Ligjit Nr. 9048, dt.07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” i ndryshuar, çdo person fizik ose juridik, privat ose publik, i interesuar për regjistrimin e objekteve kulturore, duhet të paraqesë pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK) të dhënat shkencore dhe një ose dy foto për identifikimin e objektit që përbën trashëgimi kulturore, i cili do të regjistrohet në databazën kombëtare të pasurive kulturore. Personat privatë që zotërojnë objekte të trashëgimisë kulturore duhet të paraqesin aktin noterial, ku duhet të deklarojnë pronësinë mbi objektin.

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është institucion i specializuar nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, krijuar me Vendim të KM Nr. 142, dt.27.03.1995, “Për krijimin e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore”, me qëllim krijimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, inventarizimin dhe katalogimin informatik të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, krijimin e një databaze unike për trashëgiminë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme materiale dhe jomateriale, për të gjitha kategoritë e poseduesve si dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes, me qëllim identifikimin, katalogimin dhe ruajtjen e saj. QKIPK ofron pasaportë për objektin, e cila është një kartelë e identifikimi të një objekti të trashëgimisë kulturore ose jo.

Regjistrimi i objekteve kulturore (dhenia e pasaportes) konsiston në hedhjen e një morie informacionesh që kanë të bëjnë me plotësimin e zërave të mëposhtme: titulli, përshkrimi, historiku, fusha, kategoria, tipi, fotografia e objektit, filmimet, skicat, vendndodhja, përmasat, pesha, materiali, kodi kompjuterik, autori, vendi i ruajtjes, vlera, restaurimi, dorëzuesi, bibliografia, të dhëna të tjera, shkalla e dënimit, pronari, zoteruesi dhe skeduesi.

- Plotësimi i pasaportës bëhet nga subjektet e interesuara pa ndërhyrjen (shkrimin) e specialistëve të katalogimit. Vetëm në raste të nevojshme, kur subjektet nuk mund të shkruajnë, atëherë është e nevojshme ndërhyrja e tyre.
- Plotësimi i pasaportës bëhet me shkronja kapitale dhe pa korrigjime.
- Të dhënat shkencore të pasaportës duhet të jenë të plota dhe të sakta.
- Për çdo paqartësi në plotësimin e pasaportës, subjektet e interesuara duhet t'i drejtohen specialistëve të katalogimit.
- Subjekti i interesuar duhet të bashkangjisë foton me përmasa 6 me 9, që paraqet të gjithë pamjen e objektit, pasaportës që do të plotësojë.
- Subjekti i interesuar duhet të depozitojë në mënyrë dixhitale foton e objektit në format JPG dhe PNG.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Paraqitja pranë QKIPK-së e të dhënave identifikuese dhe shkencore.
- Një ose më shumë foto për objektin që përbën trashëgimi kulturore dhe për objektin që nuk përbën trashëgimi kulturore, i cili do të regjistrohet.
- Personat privatë që zotërojne objekte të trashëgimisë kulturore duhet të paraqesin aktin noterial, ku të deklarojnë pronësinë mbi objektin dhe se nuk kanë detyrime ndaj palëve të treta.
- Plotësimi i pasaportës së objektit (si për objektet në pronësi të shtetit, ashtu edhe për objektet në pronësi private). Pasaporta duhet të ketë të gjitha të dhënat identifikuese, sipas fushave përkatëse të saj (pronari, vendndodhja, fusha, kategoria, tipi, titulli, materiali, teknika, kultura, periudha, autori, dimensionet, pesha, vlera, historiku, përshkrimi, lëvizjet e objektit, restaurimi, adresa dhe të dhënat e pronarit, adresa dhe të dhënat e autorit etj.).

Hapat e procedurës
- Paraqitja pranë QKIPK-së e të dhënave identifikuese dhe shkencore.
- Personat fizikë dhe personat juridikë private duhet të tërheqin pasaportën pranë QKIPK, duke bërë pagesën përkatëse.
- Për personat juridikë publikë që tërheqin pasaportat në QKIPK (pa paguar asnjë detyrim financiar), duhet që më parë të depozitojnë një kërkesë në formë shkresore ose elektronike në institucion, për numrin dhe arsyen e tërheqjes së pasaportave.
- Sektori i katalogimit pranon pasaportën nga subjekti i interesuar pasi të jenë zbatuar të gjitha pikat e nenit 4.
- Sektori i katalogimit hedh të gjitha të dhënat në mënyrë identike në sistemin elektronik siç janë shkruar në pasaportë.
- Pasi hidhen të gjitha të dhënat në sistem dhe bëhet regjistrimi i objektit, në pasaportë vendoset kodi i objektit, numri i regjistrit, kodi i pronarit.
- Sektori i katalogimit mban përgjegjësi në plotësimin e pasaportës për fushat : FUSHA, KATEGORIA, TIPI, TEKNIKA, KULTURA, PERIUDHA dhe depoziton pasaportën tek shefi i i sektorit të katalogimit, i cili pas një kontrolli në sistem ia dërgon për miratim drejtorit të QKIPK-së.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
- Për përfitimin e shërbimit deri në 10 pasaporta, koha e nevojshme është brenda 24 orëve.
- Për përfitimin e shërbimit për më shumë se 10 pasaporta, koha e nevojshme varion në bazë të numrit të pasaportave.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
20 lekë/pasaportë për personat fizikë dhe juridikë private. Pa pagesë për personat juridikë publikë

Më shumë
Nga e hëna në të enjte 8.00 - 16.30, ditën e premte 8.00 - 14.00

Kontakti
Email: Silva.Breshani@qkipk.gov.al Tel: +355 42 226 903