Sesioni juaj po skadon!


Ministria e Integrimit Europian

Kontakte

  • Tel: +355 42 228 623 | 08000809
  • E-mail: info@integrimi.gov.al
  • Adresa: Bulevardi "Dëshmoret e Kombit", sheshi "Nënë Tereza", nr. 1010 Tiranë

ALterm - Baza e të Dhënave Terminologjike Anglisht - Shqip

ALterm është bazë terminologjike shumëgjuhëshe e krijuar në procesin e përkthimit të Legjislacionit Europian në gjuhën shqipe dhe shërben si mjet i rëndësishëm përkthimi. Qëllimi është që të përgatitet një terminologji e vetme për një sërë fushash, e cila të shërbejë si burim i besueshëm si për përkthyesit, institucionet të cilat merren me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, universitetet, organizatat, ashtu edhe për publikun e gjerë.

Procesi i përkthimit të legjislacionit europian përfshin jo vetëm përkthimin, por edhe konsultimin me ekspertin dhe rishikuesin ligjor e gjuhësor. Këto etapa ndiqen për vlerësimin dhe miratimin e çdo termi para hedhjes në bazën e termave, në mënyrë që përkthimi të jetë sa më cilësor. Për këto arsye besueshmërinë e termit e përcakton niveli i rishikimit.

Legjislacioni i BE-së disiplinon shumë fusha, prandaj termat i gjejmë në kontekste të ndryshme të shkencës dhe veprimtarisë njerëzore. Kjo bazë terminologjike ofron fjalë bazë, terminologji juridike, terma nga fusha të ndryshme dhe shprehje/togfjalësha që përdoren rëndom.

Shumica e termave shoqërohen me informacion për fushën specifike ku bëjnë pjesë. Shpesh një term mund të ketë kuptime të ndryshme në dy apo më shumë fusha. Termat e tillë janë trajtuar si terma të veçanta, duke iu referuar kuptimit të ri që mbart. Kështu që i njëjti term mund të ketë dy apo më shumë sinonime në një fushë të caktuar.

Meqë aktet ligjore të BE-së përkthehen kryesisht nga anglishtja, çdo term i ri përmban termin në gjuhen angleze, përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe termat e barazvlefshëm në gjuhë të tjera kur është e mundur (gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht, etj), sepse vlen për krahasim dhe për t'i kuptuar më mirë.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Për të përfituar shërbimin nuk është i nevojshëm plotësimi i ndonjë dokumentacioni

Hapat e procedurës
-Për të përfituar shërbimin nuk ka hapa proceduriale për t'u ndjekur

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Marrja e shërbimit nuk është e kufizuar në kohë të nevojshme.

Periudha e vlefshmërisë
Nuk ka periudhë vlefshmërie lidhur me shërbimin e përftuar

Kostot
Pa pagesë