Sesioni juaj po skadon!


Qendra Kombëtare e Invetarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK)

Kontakte

  • Tel: +355 42 226 903
  • E-mail: silva.breshani@qkipk.gov.al
  • Adresa: Rruga "Muhamed Gjollesha", ish-godina Shtëpia Botuese 8-nëntori Tiranë

Lëshim vërtetimi për objektet e regjistruara në databazën e QKIPK-së

Bazuar në Ligjin Nr. 9048, dt. 07.04.2003, “Për Trashëgiminë Kulturore” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142, dt. 27.03.1995, “Për krijimin e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore” (QKIPK) dhe Statutin e QKIPK-së, QKIPK-ja lëshon vërtetime për objektet që janë të regjistruara në bazën e saj të të dhënave dhe që përbëjnë ose jo trashëgimi kulturore.

Për objektet që përbëjnë trashëgimi kulturore ky vërtetim lëshohet sipas kërkesës së subjektit të interesuar.

Për objektet që nuk përbëjnë trashëgimi kulturore dhe që janë të regjistruara në QKIPK, kryesisht ky vërtetim lëshohet për monitorimin dhe lehtësimin e lëvizjes së këtyre objekteve në pikat doganore.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesë me shkrim për lëshimin e vërtetimit për objektet e regjistruara;
- Për personat fizikë dhe juridikë privatë që kanë të regjistruar objekte në QKIPK, duhet të paraqesin në QKIPK mjetin e identifikimit (ID, pasaportë) për lëshimin e vërtetimit.
- Për institucionet shtetërore ky vërtetim bëhet sipas kërkesës së institucionit përkatës.

Hapat e procedurës
- Personat fizikë, personat juridikë privatë dhe personat juridikë publikë duhet të depozitojnë kërkesën në QKIPK për lëshimin e vërtetimit;
- Sektori i katalogimit bën verifikimin në databazë nëse është apo jo i regjistruar objekti;
- Pas verifikimit nga sektori i katalogimit, kur rezulton se objektet janë të regjistruara, lëshohet formati standard i vërtetimit.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Pas bërjes së kërkesës për vërtetim, duke u bazuar edhe tek numri i objekteve që duhet të marrin vërtetim, ky shërbim ofrohet brenda 3 ditëve.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Nga e hëna në të enjte 8.00 - 16.30, ditën e premte 8.00 - 14.00

Kontakti
Email: Silva.Breshani@qkipk.gov.al Tel: +355 42 226 903