Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit

Kontakte

  • Tel: + 355 42 226 255
  • E-mail: info@dps.gov.al
  • Adresa: Rruga "Mine Peza" Nr. 143/3 Tiranë

Kërkim për standarde në Katalogun e Standardeve Shqiptare

Ky shërbim u mundëson qytetarëve dhe çdo subjekti të interesuar të marrin informacion për standardet (titullin, numrin, klasifikimin, datën e publikimit, statusin, fushën e standardit, Komitetin Teknik, çmimin, lidhjen me legjislacionin etj). Informacioni merret në kohë reale nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS).

DPS është organi kombëtar i standardizimit në Republikën e Shqipërisë, përgjegjës për hartimin, adoptimin, miratimin dhe publikimin e standardeve në të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë këtu edhe standardet e telekomunikacionit. Aktivitetet e standardizimit rregullohen sipas Ligjit Nr. 9870/2008 "Për Standardizimin", të ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij, rregulloret e brendshme, si dhe procedurat e punës.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Nuk nevojitet dokumentacion

Hapat e procedurës
-Vizitoni faqen zyrtare të internetit të DPS-së, dps.gov.al dhe klikoni rubrikën "Kërkim i avancuar" ose klikoni këtu për të aksesuar direkt ndërfaqen e kërkimit
-Plotësoni të paktën një kriter kërkimi dhe klikoni butonin "kërko"
-Konsultoni rezultatet e kërkimit të cilat edhe mund t'i printoni.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Nga e hëna në të enjte 8.00 - 16.30, ditën e premte 8.00 - 14.00

Kontakti
Adresa: Rruga: "Mine Peza" 143/3, kodi postar 1014, Tiranë. Tel: +355 (04) 222 62 55. E-mail: info@dps.gov.al