Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit

Kontakte

  • Tel: + 355 42 226 255
  • E-mail: info@dps.gov.al
  • Adresa: Rruga "Mine Peza" Nr. 143/3 Tiranë

Porosi online për blerjen e standardeve shqiptare

Ky shërbim u tregon qytetarëve dhe çdo subjekti të interesuar se si mund të porosisin online standardin/et e përzgjedhura nga Katalogu i Standardeve Shqiptare. Përmes krijimit të një profili individual ata mund të ndjekin statusin e porosisë së tyre, deri në kryerjen e plotë të saj, duke evituar prezencën fizike në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), për rrjedhojë lehtësimin e procedurës për blerjen e standardeve.

DPS është organi kombëtar i standardizimit në Republikën e Shqipërisë, përgjegjës për hartimin, adoptimin, miratimin dhe publikimin e standardeve në të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë këtu edhe standardet e telekomunikacionit. Aktivitetet e standardizimit rregullohen sipas Ligjit Nr. 9870/2008 "Për Standardizimin", të ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij, rregulloret e brendshme, si dhe procedurat e punës.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Nuk nevojitet dokumentacion

Hapat e procedurës
- Vizitoni faqen zyrtare të DPS-së, dps.gov.al
- Klikoni rubrikën "Krijo përdorues", për hapjen e një profili
- Plotësoni të dhënat tuaja personale siç kërkohen
- Ruani përdoruesin (username) dhe fjalëkalimin (password) për përdorim të mëvonshëm
- Përdorni të dhënat tuaja për të hyrë në profilin e krijuar, rubrika "hyrje" në faqen kryesore
- Kërkoni standardin duke plotësuar të paktën një kriter në rubrikën "kërko në katalog"
- Përzgjidhni standardin e dëshiruar dhe klikoni butonin "porosit"
- Hyni në profil dhe kontrolloni statusin e porosisë/ive tuaj/a.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 15 ditëve të punës nga momenti i aplikimit në faqen online të DPS-së

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Nga e hëna në të enjte 8.00 - 16.30, ditën e premte 8.00 - 14.00

Kontakti
Rruga: "Mine Peza" 143/3 Tiranë, Tel: +355 (04) 222 62 55, e-mail: info@dps.gov.al