Sesioni juaj po skadon!


Tatimet e mia

Në bazë të Vendimit Nr.55, datë 3.2.2010 "PËR DEKLARIMIN E DETYRUESHËM TË DEKLARATAVE TATIMORE DHE TË DOKUMENTEVE TË TJERA TATIMORE, VETËM NËPËRMJET FORMËS ELEKTRONIKE" deklarimin i detyrueshëm, vetëm nëpërmjet formës elektronike, të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, objekt i këtij vendimi.

Me shërbimin Tatimet e mia, i cili gjendet në faqen e web-it të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DRT), DRT redukton barrierat administrative, lehtëson mënyrën e deklarimit nëpërmjet formës elektronike duke i ardhur në ndihmë tatimpaguesit të njihet në çdo kohë me të gjitha veprimet e kryera prej tij në llogarinë e tij të deklarimit elektronik.

Dokumentacioni i nevojshëm
Deklarata tatimore, të cilat do të kryhen vetëm nëpërmjet formës elektronike janë formularët e:
-deklarimit dhe të pagesës së TVSH-së;
-deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi të ardhurat nga punësimi;
-deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi fitimin;
-deklarimit dhe të pagesës së konibuteve për sigurimet shoqërore e shëndetësore.
-deklarimit dhe te pageses se tatimit te thjeshtuar mbi fitimin;
-listëpagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi;
-pasqyrës të të punësuarve per here te pare, atyre rishtazi, si dhe te te larguarve nga puna;

Forma dhe përmbajtja e listëpagëses dhe pasqyrës për deklarimin e ndryshimeve të numrit të punonjësve përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave.
-Dokumente tatimore, në kuptim të këtij vendimi, janë librat e blerjes dhe të shitjes së tatimpaguesve të regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin.


Hapat e procedurës
Të gjithe zërat e lartëpërmendur deklarohen vetëm nëpërmjet formës elektronike në portalin Tatimet e Mia, ku çdo subjekt ka llogarinë e tij elektonike ku mund të logohet me një username dhe një password. Username është gjithmone numri i NIPT-it të subjektit ndërsa passwordi merret nga vetë subjekti prane Drejtorise Rajonale Tatimore, subjekt i së cilit është. Në llogarinë e tij personale, subjekti ka të drejtë të bëjë të gjitha deklarimet e tij online brenda afatëve të percaktuara me ligj si dhe të kontrollojë në çdo kohë të gjitha veprimet e kryera prej tij.

Gjithashtu në këtë portal çdo subjekt mund të shkarkoje deklaratat e tij tatimore si dhe urdhër pagesat e nevojshme për të kryer pagesat e tij tatimore.


Kostot
Pa kosto