Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për Kartë Shëndeti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik ju mundëson të aplikoni online për t'u pajisur me kartë shëndeti. Kujdes: Përpara se të aplikoni, ju lutemi duhet të jeni të regjistruar pranë mjekut të familjes.

Nëpërmjet këtij shërbimi, qytetarët mund të aplikojnë online për t'u pajisur me Kartë Shëndeti.

Bazuar në Vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor", identifikimi i personave të siguruar në Skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të Kartës së Shëndetit. Karta e Shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.

Ky shërbim ofrohet menjëherë online për kategoritë e mëposhtme:

- I punësuar
- I vetëpunësuar
- Invalid i plotë
- Invalid lufte
- Invalid i pjesshëm
- Veteran
- Pensionist
- Pensionist i pjesshëm
- I papunë/punëkërkues
- Leje lindje
- Ndihmë ekonomike (në qarqet: Tiranë, Durrës, Elbasan)

Të gjitha kategoritë e tjera mund të bëjnë rezervim online dhe duhet të paraqiten fizikisht pranë sporteleve të FSDKSH.

Dokumentacioni i nevojshëm
Kujdes: Përpara se të aplikoni, ju lutemi duhet të jeni të regjistruar pranë mjekut të familjes.

Për të kryer aplikimin online për kartën e shëndetit nevojitet:
-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Dokumentet që duhet të paraqiten pranë qendrës shëndetësore, pasi është kryer aplikimi online për Kartë Shëndeti:
-Dokumentacion identifikues:
a. Për shtetasit shqiptarë: Kartën e Identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të Kartës së Identitetit,
paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit.
b. Për shtetasit e huaj: Leja e qëndrimit ose leja provizore e qëndrimit e lëshuar nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.
-Dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.

Hapat e procedurës
Për të përdorur shërbimin regjistrohuni si qytetar në portal dhe plotësoni formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila hapet menjëherë kur klikoni butonin "Përdor" në krah të këtij shërbimi.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Për kategoritë e mëposhtme shërbimi merret menjëherë online:

- I punësuar
- I vetëpunësuar
- Invalid i plotë
- Invalid lufte
- Invalid i pjesshëm
- Veteran
- Pensionist
- Pensionist i pjesshëm
- I papunë/punëkërkues
- Leje lindje
- Ndihmë ekonomike (në qarqet: Tiranë, Durrës, Elbasan)

Për të gjitha kategoritë e tjera qytetari duhet të paraqitet pranë qendrës së tij shëndetësore 8 (tetë) ditë pasi ka kryer aplikimin online, pas orës 14:00 në çdo ditë pune të javës. Nëse data e rezervimit është ditë pushimi (e shtunë, e diel apo ditë feste zyrtare), atëherë rezervimi shtyhet në ditë e parë më të afërt të punës.
Aplikimi është i vlefshëm edhe në ditët pasardhëse, por me prioritet normal shërbimi.

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
Pa pagesë

Shkarko skedën ADISA