Regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike (Individ)

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik ndihmon në thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave të regjistrimit, shkurtimit të kohës së publikimit dhe zbatimit të vendimeve/akteve të gjykatës, zyrave përmbarimore ose autoriteteve të tjera për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit tregtar.

Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", i ndryshuar, neni 45, QKR-ja regjistron në regjistër dhe publikon, kryesisht ose me kërkesë nga çdo person i interesuar, vendimet gjyqësore për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit.

Shërbimi mund t’i ofrohet çdo personi të interesuar (individ).

Dokumentacioni i nevojshëm
-Vendimi/akti i gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoritetit përgjegjës.

Kujdes:
Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF;
Madhësia e dokumenteve (file) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5 MB.
Emërtimi i dokumenteve (file) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘, /, #, “, $, ë, ç etj).

Hapat e procedurës
-Individi hap llogarinë në portalin e-albania (tek opsioni “Regjistrohu”)
-Logimi në portalin qeveritar e-albania.al

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
QKR-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikim.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Orari i hapjes: e hënë - e premte ora 08:00

Kontakti
Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tiranë / e-mail: info.qkr@qkr.gov.al / Tel: +35542250066