Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Autorizimi i subjekteve private për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë ligjore

Sipas Ligjit 9875, datë 14.02.2008 "Per Metrologjinë " (i ndryshuar) instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara janë instrumentet matëse që përdoren në transanksionet tregtare dhe zyrtare, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit, rendin publik dhe sigurinë. Instrumentet matëse ligjerisht te kontrolluara i nënshtrohen verifikimit periodik. Sipas nenit 40 të këtij ligji, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) mund të autorizojë persona juridikë dhe fizikë për të kryer veprimtari në metrologjinë ligjore dhe konkretisht për kryerjen e verifikimit periodik të instrumenteve matëse, ekspertizës metrologjike dhe riparimit e testimit të instrumenteve matëse ligjore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Formati i aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm përshkruhet Urdhrin e Ministrit të METE-s, nr.194, datë 9.03.2009, “Për miratimin e rregullores për autorizimin e personave juridikë për kryerjen e veprimtarive në metrologjinë ligjore dhe për autorizimin e personave juridikë dhe fizikë për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse", pjesa 1, si dhe në Urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të DPM-së nr 335, datë 04.07.2012 "Për miratimin e rregullores për shqyrtimin e aplikimeve për autorizim të subjekteve private që aplikojnë për kryerje të shërbimeve në metrologjinë ligjore".

Hapat e procedurës
-Dorëzimi i kërkesës (aplikimit) së subjektit
-Shqyrtimi nga ana e DPM-së i dokumentacionit të paraqitur si dhe paraqitja e sugjerimeve për masat korrigjuese përkatëse
-Kryerja e vizitës vlerësuese në ambientet e laboratorit të verifikimit
-Lëshimi i dokumentit përkatës "Vendim administrativ për autorizim për shërbime në fushën e metrologjisë ligjore" nëse plotësohen të gjitha kërkesat teknike-ligjore të përshkruara

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve

Periudha e vlefshmërisë
3 vjet me të drejtë ripërsëritje

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashket nr.2 dt.08.02.2013, ndërmjet METE-s (nr. 9541/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (Nr. 2386/1prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", Pasqyra 6 si dhe Udhëzimi i Përbashkët nr. 4456/1 dt 08.24.2015

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të DPM-së nr. 335, dt. 04.07.2012
Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013
Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015