Sesioni juaj po skadon!


Njohje e miratimit të tipit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara që importohen

Instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara janë instrumentet matëse që përdoren në transanksionet tregtare dhe zyrtare, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit, rendin publik dhe sigurinë. Instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara mund të hidhen në treg dhe/ose të vihen në përdorim, nëse janë testuar sipas një procedure të përshkruar, përputhen me rregullat metrologjike dhe kanë shenjat verifikuese të përshkruara. Për këtë qëllim për instrumentet matëse që importohen duhet bërë njohja e miratimit të tipit të këtij instrumenti e kryer nga institucione të metrologjisë jashtë shtetit. Subjekti duhet të aplikojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisës (DPM) duke paraqitur dokumentacionin përkatës dhe pas shqyrtimit të këtij dokumentacioni nëse plotësohen kërkesat ligjore subjekti merr lejen për vendosjen në treg të këtij tipi instrumenti.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kryen aktivitetet e saj bazuar në Ligjin 9875, datë 14.02.2008 "Për Metrologjinë" (i ndryshuar).

Dokumentacioni i nevojshëm
Formati i aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm përshkruhet në nenin 41 të Urdhërit të Ministrit të METE nr.196, datë 9.03.2009, “Për miratimin e tipit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara” dhe në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të DPM-së nr. 71, datë 3.03.2010 "Për miratimin e rregullores për dhënien ose refuzimin e njohjes së miratimit të tipit për instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara që importohen", neni 41.

Hapat e procedurës
-Paraqitja e kërkesës (aplikimit) së subjektit
-Shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e DPM-së
-Lëshimi i dokumentit përkatës për njohjen e miratimit të tipit të instrumentit nëse plotësohen kërkesat ligjore të përshkruara

Periudha e vlefshmërisë
E përcaktuar në certifikatën e miratimit të tipit të instrumentit

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.2 dt.08.02.2013 ndërmjet METE (Nr. 9541/2 prot. dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (Nr. 2386/1,prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", Pasqyra Nr. 1 si dhe në Udhëzimin e Përbashkët nr. 4456/1 dt 08.24.2015

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013
Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015
Urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të DPM-së nr. 71, dt. 03.03.2010