Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Kalibrimi i instrumenteve matës të gjatësisë

Kalibrimi i instrumenteve matës të gjatësisë realizohet nëpërmjet krahasimit të një instrumenti që është në përdorim me instrumentin matës etalon të gjatësisë (etalone fundore, komperator, kalibër, mikrometër, matësa lartësie, metër shirit), që ndodhet në laboratorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

DPM është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale. DPM është në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes". DPM zhvillon aktivitetin e saj në mbështetje të ligjit Nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, Ligjit Nr. 100/2015 datë 23.9.2015 "Për disa ndryshime dhe shtesë në Ligjin Nr. 9875 datë 14.02.2008 për Metrologjinë" (i ndryshuar) dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.

Kryerja e kalibrimit varet nga përdorimi i instrumentit, sa më tepër të përdoret instrumenti, më shpesh duhet të kalibrohet. Kjo përcaktohet nga sistemi i cilësisë dhe nga standardi.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesë nga ana e subjektit për kryerje të shërbimit të kalibrimit

Hapat e procedurës
-Dërgimi i instrumentit/eve në laboratorët e DPM-së
-Plotësimi dhe konfirmimi i urdhërporosisë për kalibrim
-Kryerja e kalibrimit
-Tërheqja e instrumentit
-Lëshimi i certifikatës së kalibrimit kundrejt shlyerjes së pagesës

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës

Periudha e vlefshmërisë
Duke qenë se kalibrimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, në bazë të standartit të cilësisë, subjektet vendosin se kur duhet të kalibrojnë pajisjet e tyre. Sugjerohet kalibrim të paktën një herë në vit.

Kostot
Përcaktohen sipas udhëzimit të përbashkët nr. 2, dt.08.02.2013 ndermjet METE (nr. 9541/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (nr. 2386/1prot, dt. 25.02.2013) "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM" , Pasqyra Nr. 3/1. Udhëzimi i Përbashkët. nr. 4456/1 (dt 08.24.2015). Për secilin instrument matës ligjërisht të kontrolluar ka tarifa të ndryshme që përcaktohen në këtë udhëzim.

Më shumë
Orari: E hënë - enjte 8:00-16:30; e premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015
Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013