Sesioni juaj po skadon!


Kalibrimi i instrumenteve matës të forcës

Kalibrimi është tërësia e veprimeve që përcakton, në kushte të veçanta, marrëdhënien ndërmjet vlerave të treguara nga një instrument ose sistem matës, ose të vlerave të dhëna nga një masë materiale, si dhe të vlerave të njohura, korresponduese të instrumentit të matur. Kufijtë e matjes për shërbimet e kalibrimit të forces janë 0 ... 3000 kN për kalibrimin e makinave testuese të materialeve dhe 0 ... 100 kN për kalibrimin e dhënësave të forcës me saktësi =0.5. Arsyeja e kalibrimit të instrumenteve matës të forcës është që t'i ofrojë përdoruesit, në qoftë se është e zbatueshme mundësinë e përcaktimit real të forcës që tregojnë instrumentet matëse analoge apo dixhitale.

Kalibrimi i instrumenteve matës të forcës (makina testuese te materialeve të ndërtimit, makina testuese të tekstileve) realizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, e cila është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale. DPM është në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes". DPM zhvillon aktivitetin e saj në mbështetje të ligjit Nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për metrologjinë”, Ligjit Nr. 100/2015 datë 23.9.2015 "Për Disa Ndryshime dhe Shtesë në Ligjin Nr. 9875 datë 14.02.2008 Për Metrologjinë", (i ndryshuar) dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesë nga ana e subjektit për kryerje të shërbimit të kalibrimit

Hapat e procedurës
-Plotësimi dhe konfirmimi i urdhërporosisë për kalibrim
-Kryerja e kalibrimit në vendpërdorimin e makinës testuese
-Lëshimi i certifikatës së kalibrimit kundrejt shlyerjes së pagesës

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës dhe instrumentit që do të kalibrohet

Periudha e vlefshmërisë
Duke qenë se kalibrimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm si dhe në bazë të rekomandimeve apo standardeve ndërkombëtare rekomandohet që afatet e vlefshmërisë të certifikatave të kalibrimit të jenë: a) Kalibrim makine testuese e materialeve të ndërtimit – 1 vit; b) Kalibrim makine testuese e tekstilit – 1 vit si dhe c) Kalibrim i dhënësave të forcës me kufi matje 0-100kN me klasë saktësise = 0.5 është 2 vjet.

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.2 dt.08.02.2013 ndërmjet METE (Nr. 9541/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (Nr. 2386/1prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", Pasqyra 4/1, Pika 2

Më shumë
Orari: E hënë - enjte 8:00-16:30; e premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)