Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Kalibrimi i instrumenteve matës të masës

Kalibrimi i gramarëve të klasave E1,E2, F1, F2, M1 me karakteristika metrologjike sipas OIML R-111, realizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) me metodën e krahasimit në ajër të gramarëve etalon reference (të gjurmueshëm në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive SI) me gramarin që testohet, në përputhje me OIML R-111-1,2 dhe procedurave teknike respektive të MC të laboratorit.

Kalibrimi i Peshoreve NAWI të klasës I,II, III të saktësisë realizohet në vendin e përdorimit të instrumenteve nëpërmjet testeve të realizuara me gramarë etalon të gjurmueshëm në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive SI, në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare OIML R-76/1,2, Guidës EURAMET cg/18 v_3 (2011) dhe procedurave teknike respektive të MC të laboratorit.

Realizimi i matjeve, llogaritja e rezultateve, lëshimi i certifikatës së kalibrimit kryhet në përputhje me MC, SDC se DPM-së dhe standardit ndërkombëtar 17025. Kalibrimi i gramarëve kryhet në laboratorin e masës në DPM, ndërsa kalibrimi i komperatorëve, instrumenteve të peshimit kryhet në vendpërdorimin e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale. DPM është në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes". DPM zhvillon aktivitetin e saj në mbështetje të ligjit Nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, Ligjit Nr. 100/2015 datë 23.9.2015 "Për Disa Ndryshime dhe Shtesë në Ligjin Nr. 9875 datë 14.02.2008 Për Metrologjinë", ( i ndryshuar), dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesë nga ana e subjektit për kryerje të shërbimit të kalibrimit

Hapat e procedurës
-Dërgimi i instrumentit/eve në laboratorët e DPM-së
-Plotësimi dhe konfirmimi i urdhërporosisë për kalibrim
-Kryerja e kalibrimit
-Tërheqja e instrumentit
-Lëshimi i certifikatës së kalibrimit kundrejt shlyerjes së pagesës

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës dhe instrumentit që do të kalibrohet

Periudha e vlefshmërisë
Duke qenë se kalibrimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, në bazë të standardit të cilësisë, subjektet vendosin se kur duhet të kalibrojnë pajisjet e tyre

Kostot
Për secilin instrument matës ligjerisht të kontrolluar ka tarifa të ndryshme të përcaktuara në Udhëzimin e Përbashkët nr. 4456/1 dt 08.24.2015 si dhe Udhëzimin e Përbashket nr.2 dt.08.02.2013 ndërmjet METE (Nr. 9541/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (Nr. 2386/1prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", Pasqyra 4. Tarifat për kalibrim të instrumentëve matës të DPM-së pika 3. Instrumente matës të masës (3.1, 3.23, 3.3, 3.4, 3.5, 3.6). Pasqyra 4/1, Tarifat për instrume

Më shumë
Orari: E hënë - e enjte 8:00-16:30; e premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013
Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015