Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Kalibrimi i instrumenteve matës të temperaturës

Laboratori i temperaturës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) realizon kalibrimet e termometrave, termostateve, furrave, sensorëve të temperaturës etj. Kalibrimi i tyre realizohet me metodat krahasimore. Personeli i laboratorit vendos termometrin etalon (termometër me rezistencë standarde platini, i cili duhet të mbahet gjithmonë vertikalisht) në banjë, e mbush me likuid (vaj ose alkool) dhe instrumentin që do të kalibrohet. Termometri me rezistencë platini lidhet me urën termometrike nëpërmjet 4 fijeve, dy me ngjyra të kuqe dhe dy me ngjyra të zeza. Fijet e kuqe lidhen me fishat e kuqe, ndërsa fijet e zeza lidhen në fishat e bardha. Pas lidhjes ndizet ura dhe banja. Në banjë vendosen vlerat e temperaturës në të cilën do të kontrollohet termometri që do të kalibrohet. Rezultatet e këtyre matjeve përpunohen për të nxjerrë vlerën mesatare, si dhe shpërndarja e vlerave rreth mesatares. Gjithashtu laboratori llogarit pasigurinë e procesit të matjes duke marrë në konsideratë kontributet e pasigurive nga burimet e ndryshme. Vlera mesatare e matjes si dhe pasiguria e çdo vlerë paraqiten në certifikatën e kalibrimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale. DPM është në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes". DPM zhvillon aktivitetin e saj në mbështetje të ligjit Nr. 9875 date 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, Ligjit Nr. 100/2015 datë 23.9.2015 "Për Disa Ndryshime dhe Shtesë në Ligjin Nr. 9875 datë 14.02.2008 Për Metrologjinë", (i ndryshuar), dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesa nga ana e subjektit për kryerje të shërbimit të kalibrimit

Hapat e procedurës
-Dërgimi i instrumentit në laboratorët e DPM-së
-Plotësimi dhe konfirmimi i urdhërporosisë për kalibrim
- Kryerja e kalibrimit
-Tërheqja e instrumentit
-Lëshimi i certifikatës së kalibrimit kundrejt shlyerjes së pagesës

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës dhe instrumentit që do të kalibrohet

Periudha e vlefshmërisë
Duke qenë se kalibrimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, në bazë të Standardit të Cilësisë, subjektet vendosin se kur duhet të kalibrojnë pajisjet e tyre

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.2 dt.08.02.2013 ndërmjet METE (Nr. 9541/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (nr. 2386/1prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", Pasqyra 4, si dhe Udhëzim i Përbashkët nr. 4456/1, dt. 08.24.2015. Për secilin instrument matës ligjërisht të kontrolluar ka tarifa të ndryshme që përcaktohen në këtë udhëzim

Më shumë
Orari: E hënë - enjte 8:00-16:30. E premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015
Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013