Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Kalibrim i instrumenteve matës të volumeve

Matja e volumit është një hap i rëndësishëm në shumicën e veprimeve matëse analitike dhe industriale. Instrumentet e volumit përdoren në fushën e kimisë, shëndetësisë, farmaceutikës, biologjisë etj. Laboratorët duhet të sigurojnë që rezultatet e përftuara duke përdorur këto instrumente volumore të jenë të besueshëm. Në mënyrë që të reduktohet dhe identifikohet gabimi i mundshëm në përdorimin e lëngjeve është e nevojshme të kryhet kalibrimi i instrumenteve të volumit duke përdorur metodat e duhura. Përcaktimi i volumit të enëve të qelqit, enëve metalike, mikropipeta kryhet me anë të metodës gravimetrike, duke siguruar transmetueshmërinë e matjeve në fushën e volumeve nëpërmjet peshimit të një lëngu të përshtatshëm te këto instrumente në një temperaturë dhe densitet të njohur.

Rezervuarët përdoren për ruajtjen e lëngjeve. Rezervuarët mund të mbushen me këto produkte dhe shpesh është e rëndësishme për subjektin që të dijë volumin e rezervuarit për të përcaktuar sasinë e lëngut që ndodhet në të, përpara dhe pas lëvizjes ose shitjes së tij. Prandaj arsyeja e kalibrimit të një rezervuari është që t'i ofrojë përdoruesit, në qoftë se është e zbatueshme, administratës doganore ose taksuese mundësinë e përcaktimit real të lëngut që është brenda në rezervuar.

Kalibrimi i instrumenteve matës të volumeve (enë qelqi, enë metalike, mikropipeta, rezervuarë cilindrikë vertikalë mbitokësorë), kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) me anë të metodës gravimetrike, duke peshuar përmbajtjen e një lëngu të përshtatshëm në një temperaturë të njohur dhe densitet të njohur.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale. DPM është në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes". DPM zhvillon aktivitetin e saj në mbështetje të ligjit Nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, Ligjit Nr. 100/2015 datë 23.9.2015 "Për Disa Ndryshime dhe Shtesë në Ligjin Nr. 9875 datë 14.02.2008 për Metrologjinë" (i ndryshuar), dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesa nga ana e subjektit për kryerje të shërbimit të kalibrimit

Hapat e procedurës
-Dërgimi i instrumentit në laboratorët e DPM-së
-Plotësimi dhe konfirmimi i urdhërporosisë për kalibrim
-Kryerja e kalibrimit
-Tërheqja e instrumentit për kalibrimet që kryhen në laborator
-Lëshimi i certifikatës së kalibrimit kundrejt shlyerjes së pagesës

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës

Periudha e vlefshmërisë
Certifikata e kalibrimit të rezervuarëve është e vlefshme për 10 vjet. Duke qenë se kalibrimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, në bazë të standardit të cilësisë, subjektet vendosin se kur duhet të kalibrojnë pajisjet e tyre

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.2, dt.08.02.2013 ndërmjet METE (nr. 9541/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (nr. 2386/1 prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", pasqyra 4 pika 2 dhe pasqyra 4/1 pika 3 e, si dhe Udhëzimi i Përbashkët nr. 4456/1 dt 08.24.2015. Për secilin instrument matës ligjërisht të kontrolluar ka tarifa të ndryshme që përcaktohen në këtë Urdhër

Më shumë
Orari: E hënë - enjte, 8:00-16:30; e premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015
Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013