Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Kontrollim i produkteve të parapaketuara

Kontrollimi i produkteve të parapaketuara bëhet në zbatim të Ligjit 9875, datë 14.02.2008 "Për Metrologjinë". Mallrat e paketuara dhe shishet, si enë matëse, mund të hidhen në treg dhe të ofrohen për shitje, vetëm nëse plotësojnë kërkesat metrologjike të përshkruara dhe kanë mbishkrimet dhe shenjat e përshkruara deri në kohën e blerjes. Prodhuesi ose importuesi është përgjegjës për përputhshmërinë e produkteve të paketuara dhe të shisheve me masat e përcaktuara në këtë ligj. Personat (paketuesit) të cilët prodhojnë parapaketime kryejnë kontrollin e sasive neto të produkteve për vlerësimin e konformitetit te tyre me kërkesat e përshkruara. Për këtë qëllim ata mund të kërkojnë pranë strukturave të specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) kryerjen e shërbimit të kontrollit statistikor të produkteve të parapaketuara që ata prodhojnë. Gjatë kontrollit statistikor të parapaketimeve kontrollohet nëse parapaketimet përputhen me kërkesat metrologjike të miratuara, si dhe bëhet testimi me matje me metodën statistikore për përputhjen e sasisë së deklaruar me përmbajtjen reale në parapaketim. Nëse ka devijime nga tolerancat e lejuara analizohen shkaqet dhe rekomandohen masat korrigjuese përkatëse.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesë e subjektit
-Regjistrimet e prodhuesit të mbajtura gjatë procesit të paketimit

Hapat e procedurës
-Dorëzimi i kërkesës së subjektit
-Përcaktimi i kohës dhe vendit të kryerjes së shërbimit të kontrollit statistikor në premisat e laboratorit qendror të DPM-së ose të laboratorëve të sektorëve të shërbimeve në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Korçë; Në premisat e linjave të prodhimit të parapaketimeve.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve

Periudha e vlefshmërisë
Gjashtë muaj

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashkët nr. 2, dt.08.02.2013 ndërmjet METE (Nr. 9543/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (Nr. 2386/1 prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM", pasqyra 5

Më shumë
Orari: E hënë - enjte 8:00-16:30, ditën e premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013