Sesioni juaj po skadon!


Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM)

Kontakte

  • E-mail: metrology@dpm.gov.al
  • Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 8 Tiranë

Verifikim periodik i instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar

Verifikimi periodik i instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar bëhet në zbatim të Ligjit 9875, datë 14.02.2008 "Për Metrologjinë" (i ndryshuar). Instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara janë instrumentet matëse që përdoren në transanksionet tregtare dhe zyrtare, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit, rendin publik dhe sigurinë; instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara i nënshtrohen verifikimit pasardhës (periodik).

Verifikimi periodik i instrumenteve matëse është përgjegjësi ligjore e përdoruesit/pronarit të tij dhe bëhet në intervale verifikimi të përshkruara për tipe të ndryshme. Gjatë verifikimit periodik të një instrumenti matës kontrollohet nëse instrumenti përputhet me kërkesat teknike metrologjike ligjore të miratuara, si dhe bëhet testimi me matje për saktësinë e instrumentit përkatës. Një instrument matës ligjor që nuk plotëson kërkesat teknike metrologjike dhe nuk kalon testin nuk lejohet të përdoret për qëllimet e përmendura më sipër.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesë nga ana e subjektit
-Libreza e instrumentit matës (nëse subjekti e ka kryer më përpara këtë shërbim)

Hapat e procedurës
-Dorëzimi i kërkesës
-Kryerja e shërbimit të verifikimit periodik në premisat e laboratorëve rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM), në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Korçë, ose në premisat e përdoruesve të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Brenda 30 ditëve

Periudha e vlefshmërisë
Përcaktohet sipas tipit në Urdhërin e Ministrit të METE nr.195, datë 9.03.2009, “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës, aneksi 2.1. Për secilin instrument matës ligjërisht të kontrolluar ka afate të ndryshme që përcaktohen në këtë urdhër.

Kostot
Përcaktohen sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.2 dt.08.02.2013 ndërmjet METE (Nr. 9543/2 prot dt. 8.102.2013) dhe Ministrisë së Financave (Nr. 2386/1prot, dt. 25.02.2013), "Për Tarifat dhe Pagesat e DPM" , Pasqyra 3 & Pasqyra3/1, si dhe Udhëzimi i Përbashkët nr. 4456/1 dt 08.24.2015. Për secilin instrument matës ligjërisht të kontrolluar ka tarifa të ndryshme që përcaktohen në këto udhëzime.

Më shumë
Orari: E hënë - enjte 8:00-16:30, e premte 8:00-14:00

Kontakti
Autostrada Tiranë-Durrës, km.8, Nr. 33, Kashar (e-mail: metrology@dpm.gov.al)

Udhëzim i Përbashkët no. 4456-1, dt 24.08.2015
Udhëzim i Përbashkët no.2, dt. 08.02.2013
Urdhër i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE), nr.195