Certifikatë pronësie e mjetit

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë

“Certifikatë pronësie e mjetit” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë.

Baza Ligjore:
- Ligji nr. 8378, date 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
- VKM nr. 153, date 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumenti i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online:
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit”
- Klikoni butonin" Përdor"
-Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni certifikatën e pronësisë dhe klikoni butonin "Zgjidh" përkrah tij.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor