Depozitimi i bilancit vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ju bëjmë me dije se aplikimi për depozitimin e pasqyrave financiare, raporteve të auditimit dhe të veprimtarisë i kryer jashtë afatit ligjor do të refuzohet, nëse subjekti nuk ka shlyer sanksionin administrativ, përkatësisht gjobën në masën 15 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007. Për të vijuar më tej me aplikimin duhet që të bashkëlidhni edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t'u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit e cila mund të shkarkohet më poshtë. Afati i fundit i dorëzimit të bilanceve të vitit 2016 është data 31 korrik 2017.

Aplikim online për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ky shërbim elektronik mundëson depozitimin në QKB të bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit (kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme). Shërbimi mund t’i ofrohet vetëm një subjekti/biznesi që është i regjistruar tashmë në QKB.

Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit, i ndryshuar, neni 43, pika 3 (a), subjektet kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF
- Raporti i auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme).
- Vendimi për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore).

Kujdes:
- Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF;
- Madhësia e dokumenteve (File) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5MB.
- Emërtimi i dokumenteve (File) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘/ # “ $ * etj)

Hapat e procedurës
Hapat që duhet të ndiqni për të hapur një llogari si biznes:
- Administratori duhet të hapë llogarinë si individ (Tek opsioni “Regjistrohu”).
- Tek opsioni “Hyr”, do të logohet administratori, i cili duhet të përzgjedhë mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim”.
- Pas logimit në portal, administratori duhet të logohet në sistem për të hapur një llogari si biznes (tek opsioni “Hapësira ime”), në menunë “Regjistro biznes”.
- Tek opsioni “Hyr”, do të logohet subjekti, i cili duhet të përzgjedhë mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim: NIPT dhe fjalëkalimin (password) që administratori ka vendosur gjatë regjistrimit të biznesit.

Klikoni këtu për instruksione lidhur me procesin e depozitimit online të bilancit vjetor

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Depozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet brenda një afati prej 24 orësh nga momenti i aplikimit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo informacion apo paqartësi, QKB ka ngritur një sportel të dedikuar (Sporteli Nr.1) pranë zyrave qendrore, ku mund të adresoni shqetësimet tuaja. Për më shumë vizitoni: www.qkb.gov.al, www.e-albania.al

Kontakti
Tel: +355 42 272 391 | Fax: +355 42 273 517 | email: info.qkb@qkb.gov.al

Shkarko instruksion
Shkarko faturen per arketim

Shkarko skedën ADISA