Sesioni juaj po skadon!


Agjencia e Prokurimit Publik

Kontakte

  • Tel: +355 42 277 510
  • E-mail: info.app@app.gov.al
  • Adresa: Bulevardi "Dëshmoret e Kombit" Tiranë

Shkarkim formularësh dhe informacioni online

Të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë të interesuar në faqen kryesore të Agjencisë së Prokurimit Publik gjejnë njoftime, udhëzime, formularë etj dhe informacione të ndryshme në lidhje me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat dhe Sistemin e Prokurimit Elektronik.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Për të marrë informacionin e kërkuar apo shkarkuar Ligjin, VKM, DST, Udhëzime, Manuale etj nuk është e nevojshme për asnjë dokumentacion pasi informacioni është online.

Hapat e procedurës
-Të gjithë të interesuarit duhet të klikojnë në adresën https://www.app.gov.al.
-Në faqen kryesore gjehet linku për: Njoftime (njoftim i informacionit paraprak; publikimi i tenderave; njoftim i fituesit; njoftim i lidhjes së kontratës).
-Legjislacioni për Prokurim Publik dhe Koncensionet/PPP (Ligji; VKM; udhëzime; dokumentet standarde të tenderit etj).
-Trajnime (trajnime; module trajnimi; nëpunës të trajnuar).
-Arkiv (Përjashtimet; pyetje të shpeshta; parashikime dhe realizime; monitorimi i shpenzimeve etj).

Kostot
Pa pagesë