Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kontakte

  • Tel: +355 42 237 200
  • E-mail: info@idp.al
  • Adresa: Rruga e Kavajës, Ndërtesa Nr. 80, Hyrja Nr. 1, Kati 5 Tiranë

Ankesë pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Sipas Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, çdo shtetasi në Republikën e Shqipërisë i garantohen këto të drejta:
-Të kërkojë nga organet shtetërore dhe private konfirmimin nëse të dhënat e tij po përpunohën ose jo (e drejta për akses);
-Të kërkojë korrigjim ose fshirje të të dhënave, kur janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me ligjin;
-Të kundërshtojë, në çdo kohë përpunimin e të dhënave rreth tij;
-Individët kanë të drejtë të mos jenë subjekt të vendimmarrjes automatike;
-Të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të të drejtës së shkelur;
-Të kërkojë kompensimin e dëmit të shkaktuar si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.
Nëse viheni në dijeni se të dhënat tuaja po përpunohen në kundërshtim me rregullat që parashikohen në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nëse gjendja nuk rregullohet pas njoftimit të kontrolluesit (organi publik ose privat për të cilin ankoheni), ju (si subjekt i të dhënave) mund t'i drejtoheni zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas nenit 31 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar, Komisioneri është përgjegjës për zgjidhjen e ankimeve të subjektit të të dhënave për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të tij, për përpunimet e të dhënave personale dhe vënien e tij në dijeni për zgjidhjen e ankesës së paraqitur.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Formulari i ankesës

Hapat e procedurës
Plotësimi i formularit të ankesës nga subjekti i të dhënave nëpermjet mënyrave të mëposhtme:
-Plotësimi në rrugë elektronike i formularit të ankesës dhe dërgimi me postën elektronike;
-Dërgimi i formularit të ankesës të plotësuar në letër nëpërmjet postës ose dorazi, pasi printohet nga faqja zyrtare e Zyrës së Komisionerit ose merret pranë kësaj zyre.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Deri në 30 ditë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Nga e hëna në enjte 08:00-16:30, të premten 08:00-14:00

Formulari i Ankesës