Sesioni juaj po skadon!


Ministria e Drejtësisë

Kontakte

  • Tel: +355 42 259 388
  • E-mail: info@drejtesia.gov.al
  • Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" Tiranë

Autorizimi i përkthyesve të jashtëm

Udhëzimi Nr. 3165, datë 12/05/2004 (Fletorja Zyrtare Nr. 39/17.06.2004), i ndryshuar me Nr. 6263, datë 12/08/2005 (Fletorja Zyrtare Nr. 63/16.08.2005), Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së përkthyesve të jashtëm, tarifat e shpërblimit të përkthyesve të jashtëm dhe tarifat e përkthimit zyrtar që duhet të paguajnë të tretët. Ministri i Drejtësisë, brenda datës 15 dhjetor të çdo viti, miraton listën vjetore të përkthyesve të jashtëm të Ministrisë së Drejtësisë me të paktën tre përkthyes për çdo gjuhë komunikimi të përcaktuar në konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacioni që duhet të plotësojnë kandidatët për përkthyes të jashtëm, i cili provon që:

Kritere të përgjithshme:
-Të jetë shtetas shqiptar;
-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-Të ketë mbaruar arsimin e lartë për gjuhën përkatëse ose për drejtësi në një nga universitetet, gjuha e te cilit është ajo për të cilën aplikon.
-Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se tre vjetësh në përkthim ose në nivelin e mësimdhënies.
-Të mos ketë qenë dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale;
-Të sigurojë ruajtjen e konfidencialitit të dokumentacionit të Ministrisë së Drejtësisë qe do t’i kërkohet të përkthejë;
-Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.

Kritere të veçanta:
-Të njohë shumë mirë gjuhën në të cilën kërkon të përkthejë.
Kanë përparësi:
-Personat që kanë ndjekur studime të thelluara të fushës në fjalë;
-Personat që e kanë gjuhë amtare gjuhën të cilën kërkojnë të përkthejnë;
-Të diplomuarit apo të specializuarit jashtë vendit;
-Personat që kanë dhënë provimin përkatës të gjuhës të cilën kërkojnë të përkthejnë brënda apo jashtë vendit me rezultate të larta.

Hapat e procedurës
-Regjistrimi pranë Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim pjesëmarrjen në provimin e kualifikimit;
-Pjesëmarrja në provim me qëllim përzgjedhjen e përkthyesve të jashtëm;
-Pas kualifikimit, kandidatët e përzgjedhur si përkthyes të jashtëm pajisen me autorizimin përkatës nga ana e Ministrit të Drejtësisë.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Nga periudha e regjistrimit për pjesëmarrje në provimin e kualifikimit, deri në dhënien e autorizimit nga ana e Ministrit të Drejtësisë

Periudha e vlefshmërisë
Kandidati i autorizuar si përkthyes i jashtëm lidh një kontratë1 vjeçare me Ministrinë e Drejtësisë

Kostot
Tarifa për marrjen pjesë në konkurrim është 5000 lekë

Më shumë
E Hënë - E Premte ora: 8:00 - 14:00