Sesioni juaj po skadon!


Avokatura e Përgjithshme e Shtetit

Kontakte

  • Tel: +355 42 253 600
  • E-mail: kabineti@avokaturashtetit.gov.al
  • Adresa: Bulevardi “Zogu i I”, Ministria e Drejtësisë Tiranë

Asistencë juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike

Sipas ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, Avokatura e Shtetit është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike. Asistenca juridike e ofruar nga Avokatura e Shtetit konsiston në:

-Shërbimin këshillimor për veprimtarinë juridike të organeve të administratës shtetërore qendrore dhe enteve publike, veçanërisht për lidhjen e kontratave, të cilat parashikojnë efekte financiare për shtetin;
-Shërbimin e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave pasurore të shtetit pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja, në çështje gjyqësore me palë shtetin shqiptar apo institucione shtetërore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këshillimet:
-Kopje kontratës për të cilën kërkohet mendim;
-Kopje të akteve të tjera që dërgohen për mendim;
-Çdo dokument tjetër i nevojshëm (mbështetës) që ka lidhje me praktikën.

Për përfaqësimin në gjykatat kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja:
-Kopje e padisë;
-Provat mbështetëse sipas llojit të padisë.

Hapat e procedurës
-Në rastin e këshillimeve, dokumentacioni i sjelle per keshillim protokollohet dhe më pas titullari i institucionit, cakton avokatin e shtetit që do të trajtojë rastin.
-Në rastin e përfaqësimit në gjykatat kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja dosja e çështjes që do të përfaqësohet apo fletëthirrja përkatëse protokollohet dhe më pas titullari i institucionit cakton, sipas kompetencës territoriale dhe materiale, Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit ose avokatin e shtetit që do të ndjekë rastin.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
-Këshillimet, sipas rastit konkret, jepen brenda 2 ditëve (urgjent), 5 ditëve (prioritet) ose 10 ditëve (normal);
-Përfaqësimi i çështjeve gjyqësore ofrohet brenda afateve procedurale në kode apo në rregullat e arbitrazhit.