Sesioni juaj po skadon!


Agjencia e Prokurimit Publik

Kontakte

  • Tel: +355 42 277 510
  • E-mail: info.app@app.gov.al
  • Adresa: Bulevardi "Dëshmoret e Kombit" Tiranë

Regjistrimi si operator ekonomik për pjesëmarrje në tender

Të gjithë operatorët ekonomikë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe të pajisur me Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NIPT) mund të regjistrohen online për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit elektronik. Gjithashtu mund të regjistrohen edhe të gjithë operatorët ekonomikë të huaj, të interesuar. Organizatat OJF dhe OJQ nuk mund të regjistrohen online. Autoritetet kontraktore nuk mund të regjistrohen online.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Operatorët ekonomikë që regjistrohen online nuk duhet të dorëzojnë asnjë dokument. Ata duhet të plotësojnë në mënyrë të saktë formularin që shfaqet. Konfirmimi bëhet brenda 24 orësh dhe përgjigjja dërgohet në adresën e e-mailit të përcaktuar në formular nga vetë operatori ekonomik gjatë regjistrimit.
-Organizatat OJF dhe OJQ duhet të dërgojnë në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) një kërkesë për regjistrim, së bashku me një kopje të vendimit të gjykatës. Përgjigjja me llogarinë e përdoruesit dhe fjalëkalimin përkatës do të dërgohet në formë shkresore me postë.
-Autoritetet kontraktore duhet të dërgojnë një shkresë zyrtare me firmën e titullarit dhe vulën e institucionit, me anë të së cilës të kërkojnë krijimin e llogarisë për Administratorin e Sistemit. Në shkresë duhet të jetë i përcaktuar NIPT-i i institucionit. Kjo llogari përdoruesi do të jetë përgjegjëse për krijimin e llogarive të zyrtarëve të prokurimit për atë institucion. Përgjigjja do të dërgohet në formë shkresore.

Hapat e procedurës
-Operatori ekonomik duhet të klikojë në adresën https://www.app.gov.al.
-Në faqen kryesore duhet të klikojë te link-u: Regjistrohu si operator ekonomik.
-Në dritaren që do të shfaqet duhen plotësuar të dhënat e kërkuara: Emri, mbiemri, NIPT-i, e-mail, adresa, qyteti, vendi, fjalëkalimi.
Kujdes: NIPT-i duhet shkruar me shkronja kapitale dhe pa hapësira.
-Pas plotësimit të të gjitha fushave duhet të klikohet në butonin "Krijo Përdoruesin".

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Konfirmimi bëhet brenda 24 orësh.

Periudha e vlefshmërisë
Llogaria është aktive për sa kohë nuk është marrë ndonjë vendim për bllokimin e saj në sistem.

Kostot
Pa pagesë.

Më shumë
Nga e hëna deri të enjten, ora 13:00 - 15:00.