Sesioni juaj po skadon!


Instituti i Integrimit për ish të Përndjekurit

Kontakte

  • Tel: + 355 44 500 906
  • E-mail: Info@ishperndjekurit.gov.al
  • Adresa: Rruga "George W Bush", Vila 2 katëshe përballë Parlamentit Tiranë

Sponsorizimi i shoqatave dhe individëve për projekte të ndryshme

Në bazë të ligjit nr. 8246, datë 01.10.1997, "Për Institutin Integrimit Përndjekurve Politikë", Ligjit nr.nr.7598 dt. 01.09.1992 “Për Krijimin e Fondit të Veçantë Monetar për ish të Dënuarit dhe të Përndjekurit Politikë”, si dhe V.K.M nr. 392 dt. 12.08.1999 për “Administrimin e Fondit të Veçantë Monetar të Krijuar sipas ligjit nr. 7598 dt 1.09.1992”, IIPP sponsorizon shoqata dhe individë ish të përndjekur politikë për aktivitete të ndryshme përkujtimore, për rehabilitimin dhe lartësimin e vlerave morale dhe shoqërore të ish të përndjekurve, për sponsorizim të botimeve të librave të të burgosurve politikë.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Dokumentet shoqëruese për individë:
-Dokumenti i identifikimit, i njohur nga ligji, i personit që paraqitet në IIPP.
-Kërkesë e detajuar e individit.
-Vërtetim Statusi i të Përndjekurve Politikë.

Dokumentet shoqërues për shoqatat:
-Dokumentacionet për OJQ (Vendim Gjykate, Statuti, Nipt, Nr. Antarësie, Adresën e OJQ)
-Kërkesë për Sponsorizim.
-Projekt për aktivitetin që do organizohet.

Hapat e procedurës
-Dokumentacioni shoqërues i individit ose i shoqatës paraqitet në Sektorin e Çështjeve Sociale dhe Koordinimit të Projekteve;
-Ndiqen procedurat financiare për kalimin e lekëve në llogarinë e personit ose të shoqatës.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Në çdo kohë

Periudha e vlefshmërisë
Në çdo kohë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Nga e hëna deri të premten ora 8.00 - 14.00

Kontakti
spahiu.orkid@gmail.com, + 355 4 22 71 581