Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për posedim mjeti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për posedim mjeti, me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore

Shërbimi elektronik "Vërtetim për posedim mjeti" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për posedim mjeti me vulë elektronike.
Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për posedim mjeti.
Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument sipas kërkesës.
Ky shërbim ofrohet online për çdo subjekt tatimpagues.

Dokumentacioni i nevojshëm
- NUIS i biznesit (i nevojshëm për t'u identifikuar në portal).


Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për posedim mjeti"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
- Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e kërkuar, e gjeni dhe në seksionin "Dokumentet e mia" tek "Hapësira ime"në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Bulevardi Zhan D’Ark, pranë ministrisë së jashtme, Ora: 09.00 – 14:00

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al