Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për lejen e drejtimit

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik që u vjen në ndihmë qytetarëve për të aplikuar online për vërtetim për lejen e drejtimit. Ky shërbim është në fazë testimi.

Shërbimi elektronik "Vërtetim për lejen e drejtimit" u vjen në ndihmë qytetarëve për të aplikuar online për vërtetim për lejen e drejtimit. Ky vërtetim lëshohet me kërkesë të qytetarit për t'u përdorur nga ky i fundit në institucionet brenda dhe jashtë vendit. Vërtetimi lëshohet vetëm pranë drejtorive rajonale të cilat kanë lëshuar lejen e drejtimit përkatëse.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi ; kartë identiteti ose pasaportë biometrik (i nevojshëm për t'u loguar në e-Albania)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për lejen e drejtimit"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular, duke zgjedhur llojin e vërtetimit me të cilin kërkoni të pajiseni
- Klikoni butonin “Gjenro faturën” në fund të formularit
- Kryeni pagesën e shërbimit
- Punonjësi i DRSHTRR-t njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri, verifikon saktësinë e të dhënave dhe pagesën e kryer dhe më pas printon vërtetimin.
- Paraqituni në sportelin e drejtorisë rajonale për të tërhequr vërtetimin

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Vërtetimi për brenda vendit merret menjëherë kur aplikanti paraqitet në sportel.
Vërtetimi për jashtë vendit merret pas 6 (gjashtë) ditësh nga dita e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
200 lekë

Kontakti
www.dpshtrr.gov.al