Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për pagim detyrimesh

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për pagim të detyrimeve.

Shërbimi elektronik "Vërtetim për pagim detyrimesh" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për pagim të detyrimeve.
Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për të çertifikuar faktin që nuk ka detyrime të papaguara.
Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Tender, Ambasadë, Zyrën e punës, Bankë,etj. Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues që nuk ka detyrime të papaguara.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumenti i identifikimit të përdoruesit, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për pagim detyrimesh"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
- Vërtetimin e përfunduar, e gjeni tek "Dokumentet e mia", në seksionin "Hapësira ime" në llogarinë tuaj.

Në rast se ju nuk i keni shlyer të gjitha detyrimet, deri në datën e aplikimit për këtë vërtetim, automatikisht do t’ju shfaqet një mesazh, nëpërmjet të cilit njoftoheni që nuk mund të pajiseni me vërtetimin e kërkuar

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Bulevardi Zhan D’Ark, pranë ministrisë së jashtme, Ora: 09.00 – 14:00

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al

Shkarko skedën ADISA