Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetareve të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për deklarimin dhe pagimin e kontributeve.

Shërbimi elektronik "Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin" u vjen në ndihmë qytetareve të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për deklarimin dhe pagimin e kontribute.

Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, në Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe në Udhëzimin Nr. 23 datë 9.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” çdo individ ka të drejtë të kërkojë vërtetim për deklarimin dhe pagesën e kontributeve shoqërore nga punëdhënësi. Vërtetimi është personal, përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Bashki, Zyrën e Punës, Ambasadë, Bankë etj.
Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo person të punësuar apo të vetëpunësuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ në portal
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
- Vërtetimin e gjeneruar, e gjeni tek "Dokumentet e mia", në seksionin "Hapësira ime" në llogarinë tuaj

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al

Shkarko skedën ADISA