Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për deklarimin dhe pagimin e kontributeve.

Shërbimi elektronik "Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese, të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për deklarimin dhe pagimin e kontributeve. Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Zyrën e Punës, Bankë, Tender etj. Shërbimi ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues.

Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, në Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe në Udhëzimin Nr. 23 datë 9.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për deklarimin dhe pagesën e kontributeve shoqërore.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Formulari online i plotësuar me arsyen e përdorimit të vërtetimit

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Vërtetimin e kërkuar, e gjeni në seksionin "Dokumentet e mia" tek "Hapësira ime"në llogarinë tuaj në portaltin e-Albania


Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark, pranë ministrisë së jashtme

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al

Shkarko skedën ADISA